Drita kthehet e pamposhtur nga Malisheva 

Futboll

Drita kthehet e pamposhtur nga Malisheva 

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:53
Malisheva

Malisheva ndahet baras (0:0) me Dritën e Gjilanit, në kryendeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e mirë e të dy skuadrave por sulmuesit qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër nuk e kishin ditën e tyre.

Malisheva nuk ia doli të kthehet në krye të tabelës, ndërsa Drita ka vetëm tre pikë larg liderit.

Në minutën e 90+2, Malishevën e shpëtoi shtylla pingule.

Ballkani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Malishevën me 18, Prishtina 16, Suhareka, Drita 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat