Skuadra shqiptare, Shkupi, ka marrë pikë të plota në luftë për kreun e tabelës.
Skuadra shqiptare para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:1 Tikveshin nga Kavadari, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Për Shkupin shënuan Kadriu (5' e 68’), Avornyo (32') dhe për udhëtuesit realizoi Spahiu (24').
Shkupi renditet në vend të pestë me 16 pikë e Tikveshi në të 11-tin me 8 sosh.