Skuadra e Gostivarit ka shënuar fitoe të madhe me rezultat 4:1 ndaj AP Brera nga Strumica.
Skuadra shqiptare ka treguar lojë të mirë dhe me meritë ndali pikët e plota.
Për Gostivarin shënuan Oguzhan (41'), Aldair (45’), Ivanovski (46') e Simonovski (90') dhe për udhëtuesit: Gjorgievski (13').
Gostivari renditet në vend të katërt me 20 pikë e Brera është në të tetin me 12 sosh pas javës së 11-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.