Suhareka, debutues, ndali tre pikë të mëdha para shikuesve të vet, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1.
Një fitore e madhe e djelmoshave të Suahrekës, të cilët kërkojnë kreun e tabelës.
Për Suharekën shënuan Zeka (4’), Fetahu (68’) dhe për Prishtinën realizoi (30’).
Duhet theksuar se Fetahu në minutën e 68-të mashtroi disa lojtarë të Prishtinës duke shënuar gol të bukur në këndin e djathtë të epërm.
Albin Krasniqi i Prishtinës humbi penalltinë në minutën e 90+8, ku portieri Betiim Halimi e priti.
Ballkani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Malishevën me 18, Prishtina 16, Suhareka, Drita 15 pikë etj.