Suhareka kthen duabosh Prishtinën! Krasniqi humbi penalltinë, Betim Halimi mbron penalltinë

Futboll

Suhareka kthen duabosh Prishtinën! Krasniqi humbi penalltinë, Betim Halimi mbron penalltinë

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:59
Suhareka

Suhareka, debutues, ndali tre pikë të mëdha para shikuesve të vet, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1. 

Një fitore e madhe e djelmoshave të Suahrekës, të cilët kërkojnë kreun e tabelës.

Për Suharekën shënuan Zeka (4’), Fetahu (68’) dhe për Prishtinën realizoi (30’).

Duhet theksuar se Fetahu në minutën e 68-të mashtroi disa lojtarë të Prishtinës duke shënuar gol të bukur në këndin e djathtë të epërm.

Albin Krasniqi i Prishtinës humbi penalltinë në minutën e 90+8, ku portieri Betiim Halimi e priti.

Ballkani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Malishevën me 18, Prishtina 16, Suhareka, Drita 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat