Ish - portieri Frei: Interi si dashuri e parë për mua!

Futboll

Ish - portieri Frei: Interi si dashuri e parë për mua!

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 15:49
Sebastian Frei

Sebastian Frei nuk e harron dashurinë për Interin. Ish-portieri ka kujtuar disa momente nga karriera e tij.

Unë jam i lidhur me të gjitha skuadrat ku kam luajtur, por dashuria e parë nuk harrohet kurrë.

Kam ardhur tek Interi kur Seria A ishte sinonim i futbollit të rëndësishëm. Ishte një sfidë e vërtetë edhe në stërvitje sidomos kur kishe përpara lojtarë si Ronaldo dhe Zamorano.

Nuk dua ta harroj Parmën që më ka dhënë shumë dhe madje trofeun e vetëm.

Epoka me Veronën gjithashtu ka qenë shumë e bukur pasi isha 19-vjeç dhe në hapat e parë të karrierës. Çdo etapë është e bukur në futboll”, thotë Frei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat