Klasikja e Shqipërisë

Futboll

Klasikja e Shqipërisë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje

Kryefjala e kësaj jave në kampionatin shqiptar është Klasikja e Shqipërisë. Është parashikuar që ditën e mërkurë, ora 17:00 të përballen me njëra –tjetrën Tirana dhe Vllaznia, ndërsa stadiumi mbetet për t’u zbuluar. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe që premton spektakël, teksa në fushë do të zbresin dy ekipet më të titulluara në futbollin shqiptar.

Emocionet janë të mëdha në këtë sfidë, e cila prej vitesh tashmë i jep tonin futbollit shqiptar. Në këtë përbalje si bardheblutë ashtu edhe shkodranët vijnë pas rezultateve jo shumë pozitive, ndërsa nuk e njohin fitoren prej më shumë se 3 javësh.

Të dyja ekipet janë aktualisht jashtë zonës “Final – Four” dhe fitorja në këtë Klasike është mëse e detyrueshme për objektivat e dy skuadrave.

Pavarësisht momentit që po kalojnë aktualisht dy ekipet, statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 15 ndeshjet e fundit kryeqytetasit janë superiore ndaj shkodranëve. 8 ndeshje kanë përfunduar në favor të bardhebluve, teksa në 3 takime kanë triumfuar kuqeblutë dhe 4 sfida janë mbyllur në barazim mes tyre.

18 gola janë shënuar nga kryeqytetasit në portën e shkodranëve, ndërsa kuqeblutë ia kanë dalë të gjejnë portën e bardhebluve 13 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat