Luftëtari pa “mëshirë”

Futboll

Luftëtari pa “mëshirë”

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Kanë përfunduar 5 sfidat e grupit B në Kategorinë e Dytë. Takime këto të vlefshme për javën e 5-të të kampionatit.

Në këto ndeshje janë shënuar 22 gola. 2-1 triumfuan Turbina ndaj Maliqit dhe 3-1 Tomori kundër Butrinit. Fitore “tenistike” mori Luftëtari ndaj Këlcyrës, me gjirokastritët që triumfuan 5-0.

3 pikët siguroi edhe Devolli që fitoi 2-0 ndaj Orikut, ndërsa dueli mes Delvinës dhe Shkumbinit u mbyll mes spektaklit të 7 golave, ku vendasit fituan 4-3.

Ndeshjet:

KËLCYRA – LUFTËTARI 0 :5

TURBINA – MALIQI 2 :1

BUTRINTI – TOMORI 1: 3

DELVINA –  SHKUMBINI 4: 3

DEVOLLI - ORIKU 2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat