Gripshi vendimtar në fitoren e Astanas

Futboll

Gripshi vendimtar në fitoren e Astanas

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 17:51
Nazmi Gripshi feston

Astana të dielën fitoi në shtëpi ndaj Aktobes me rezultatin 2:0 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premier Leagues së Kazakistanit.

Kontribut në këtë ndeshje dha edhe mesfushori Nazmi Gripshi.

Gripshi e realizoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje për Astanan në minutën e 17-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të.

Për 27-vjeçarin ky ishte goli i shtatë këtë edicion në të gjitha garat. Ka bërë edhe katër asistime.

Gripshi u transferua tek Astana si futbollistë i lirë nga Ballkani në afatin kalimtar të verës.

Pjesë e kampionit të Kosovës, Gripshi ishte për katër edicione. Ai i fitoi edhe pesë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat