Celina e fiton derbin e shqiptarëve në Suedi

Futboll

Celina e fiton derbin e shqiptarëve në Suedi

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 17:54
Celina

E diela e 27 tetorit vuri përballë shqiptarët në elitën e futbollit suedez.

Bersant Celina i AIK-ut u ndesh me Elfsborgun e dy vëllezërve Zeneli.

Në fund, fitues doli Celina, me AIK-un që fitoi 2:1.

Fantazisti nga Kosova e nisi ndeshjen nga fillimi dhe kompletoi tërë 90 minutat, derisa sipas “SofaScore” ai u notua me 7.0.

Në anën tjetër, Besfort Zeneli mungoi, por jo edhe Arbëri.

Ky i fundit po ashtu e nisi nga fillimi, por pa arritur të lë gjurmë, teksa u zëvendësua në minutën e 75-të të takimit.

Me këtë fitore, AIK-u zë pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë, derisa Elfsborgu renditetet i teti me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat