Jo vetëm Superiorja, ekipet e Kategorisë së Parë zbresin në fushë në mesjavë

Futboll

Jo vetëm Superiorja, ekipet e Kategorisë së Parë zbresin në fushë në mesjavë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 18:16
Ndeshjet

Jo vetëm Superiorja edhe Kategoria e Parë në mesjavë do të luajë ndeshjet e radhës. Java e 10-të do të luhet në 2 ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Kështu të mërkurën do të luhen 5 takime mjaft interesante, të gjitha në orën 14:00. Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Kastrioti do të sfidojë në transfertë Valbonën.

Dueli që merr vëmendjen do të jetë përballja mes Kukësit dhe Besës, takim që do të luhet në “Kukës Arena”. Gjithashtu do të sfidohen mes tyre edhe Korabi – Pogradeci dhe Vora – Burreli.

Ndërkohë sfida e vetme e ditës së enjte do të jetë përballja mes Flamurtarit dhe Lushnjes. Duel ky që do të luhet në stadiumin “Flamurtari’ në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat