Xhixha shënon gol 5 minuta pas aktivizimit

Futboll

Xhixha shënon gol 5 minuta pas aktivizimit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

Redon Xhixha ka shënuar për Karabag. 

Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Shamakit në kampionatin e Azerbajxhanit.

Xhixha u aktivizua në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 1 me 0 në favor të Karabag.

Pesë minuta më vonë ishte pikërisht ai, që dyfishoi shifrat.

Skuadra e tij shënoi sërish para fundit të takimit, për të fituar 3-0 takimin e vlefshëm për javën e 11-të. Aktualisht është Karabag që kryeson renditjen e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat