Bayerni i nxjerr Bochumit inatin e Barcelonës

Futboll

Bayerni i nxjerr Bochumit inatin e Barcelonës

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 18:20
Bayerni

Bayern Mynih ka rigjetur sot buzëqeshjen pas një jave të koimplikuar ku kapitulloi pa kushte në Ligën e Kampioneve përballë Barcelonës.

Bavarezët kanë triumfuar me rezultatin e thellë 5:0 në kampionat ndaj Bochumit, për të ruajtur vendin e parë në klasifikim përkrah Lajpcigut.

Olise me goditje dënimi i dha avantazhin bavarezëve e më pas ishte Musiala i cili dyfishoi shifrat në pjesën e parë të kësaj sfide të luajtur në transfertë.

Kejn, Sane dhe Koman tunden rrjetën me radhë në pjesën e dytë të ndeshjes duke vulosur një fitore 5-0 që mban Bajernin në kuotën e 20 pikëve pas 8 ndeshjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat