Festival golash në derbin e madh italian, baras 4:4

Futboll

Festival golash në derbin e madh italian, baras 4:4

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2024 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Një derbi i çmendur që gjatë do të mbahet në kujtesën e secilit dashamirë të futbollit jo vetëm të Italisë. 

Inter – Juventus, festival golash,. gjithsej tetë.

Derbi i madh ndërmjet Interit dhe Juventusit ka përfunduar baras (4:4) në kuadër të javës së nëntë në Serie A. 

Ndeshje me kthesa në rezultat, 1:2, 4:2, 4:4.

Ndeshje për infarkt në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milan!

Një ndeshje e luftuar dhe me efikasitet të lartë.

Për Interin realizuan Zielinsk (15' e 37'), Mkhitaryan (35') e Dumfries (53') dhe për Juven Vllahoviq (20'), Weah (27'), Yildiz (71' e 82').

Juve mbetet i pamposhtur pas javës së nëntë.

Napoli kryeson me 22 pikë, pasojnë Interi me 18, Juventusi 17, Atalanta 16, Lazio 16, Udinese 16, Milan 14, Torino 14 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat