Talenti turk vendos rekord të ri për supersfidën e Serisë A

Futboll

Talenti turk vendos rekord të ri për supersfidën e Serisë A

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:33
Kenan Jilldiz

Talenti turk vendos rekord të ri për supersfidën e Serisë A!

Kenan Jilldiz është i destinuar për t’u bërë një emër i madh në futbollin europian dhe nuk është rastësi që Juventusi i ka besuar atij fanellën legjendare me numrin 10 në këtë sezon.

Djaloshi ishte vetëm zëvendësues në sfidën mes Interit dhe Juventusit, por ishte ai që ndryshoi fatin e këtij dueli, duke kaluar bardhezinjtë nga humbja 4-2 në barazimin 4-4 në ndeshjen spektakolare në “San Siro” falë dy golave të tij.

Ai vendosi në këtë mënyrë një rekord, pasi në moshën 19 vjeç dhe 176 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon më shumë se një gol në ndeshjet mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat