Del Piero: Dukej si ndeshje boksi, Interi duhet të ndjejë një keqardhje të madhe

Futboll

Del Piero: Dukej si ndeshje boksi, Interi duhet të ndjejë një keqardhje të madhe

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:04
Alesandro Del Piero

Alesandro Del Piero ka mbetur i çuditur nga rezultati i sfidës mes Interit dhe Juventusit. Ish-futbollisti legjendar i bardhezinjve, pranoi pas sfidës se nuk e kishte menduar që sfida do të barazohej përsëri pasi Interi kishte krijuar një diferencë prej dy golash.

“A e prisja që Juventusi të barazonte? Jo. Pas rezultatit 4-2, Interi doli përpara me forcë, kishte më shumë se një apo dy raste për të bërë 5-2.

Mendoj se kjo duhet të jetë keqardhja e madhe për Interin. Di Gregorio bëri heroin dhe pastaj disa herë topi shkoi jashtë ngjitur me shtyllën.

Në një ndeshje që dukej më shumë një duel boksi, Juventusi gjeti këtë moment. Jilldiz? Duhen gjëra të tilla, një kundër një dhe top i hedhur brenda. Sipas meje më i miri në fushë ishte Konseisao”, tha Del Piero në “Sky Sport” pas përfundimit të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat