Kosova Dusseldorf ka marrë një pikë domethënëse në luftë për kreun e tabelës në Landesliga.
Futbollistët e Kosovës barazuan me rezultat 3:3 me DC Solingenin.
Fatlum Ahmeti është shënues i dyfishtë dhe Arton Tolaj realizoi një gol, në një ndeshje me rivalitet e gjashtë golat të shënuara gjithsejt.
Pesë vendet e para në Landesliga
1. Kosova 12 8 3 1 32:12 27
2. VfL Jüchen-Garzweiler 12 8 3 1 33:16 27
3. FC Remscheid 11 8 1 2 26:12 25
4. ASV Süchteln 11 6 3 2 27:16 21
5. SG D. Unterrath 11 6 2 3 26:19 20
“Ndeshja e sotme kundër DV Solingen përfundoi me barazim 3:3. Pas një loje të fortë dhe dinamike, ekipi ynë shënoi tre gola, ku Arton Tolaj gjeti rrjetën në minutën e 44-të dhe Fatlum Ahmeti realizoi dy herë në minutat 53 dhe 66.
Megjithatë, ky nuk ishte rezultati i pritur për ekipin tonë, pasii humbja e avantazhit dhe barazimi janë një kujtesë për nevojën për përmirësime në mbrojtje dhe në menaxhimin e ndeshjes.
FC Kosova Düsseldorf mbetet e përkushtuar për të vazhduar përmirësimet dhe për të luftuar për rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
Falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për durimin e treguar.
Së bashku, do të punojmë për të rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve!”, ka njoftuar FC Kosova.