Hera e tretë që shënohen kaq shumë!
Spektakël dhe emocione në Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, që shërbeu si një reklamë fantastike për futbollin italian.
Në “San Siro” supersfida e mbrëmjes u mbyll në barazim 4-4, një dueli mes dy skuadrave që luftojnë për titull këtë sezon.
Një ndeshje që dhuroi thuajse gjithçka, dhe ku të dyja skuadrat luajtën shumë hapur, duke prodhuar plot 8 gola.
Për herë të tretë në historinë e Serisë A, shënohen 8 ose më shumë gola në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit pas 10 qershorit të vitit 1961, ku bardhezinjtë triumfonin me rezultatin 9 me 1, dhe 17 janarit të vitit 1932 ku triumfonte sërish Juventusi me rezultatin 6 me 2.