''Ekipi është rritur, detajet bëjnë diferencën'', Brdaric: Te Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet, përndryshe je nën presion

Futboll

''Ekipi është rritur, detajet bëjnë diferencën'', Brdaric: Te Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet, përndryshe je nën presion

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:42
Thomas Brdaric

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se të Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet se përndryshe je në presion.

Brdaric: Ne nuk na pëlqen të pësojmë gola në minutat e fundit. Kur luan në shtëpi ndaj një ekipi të fortë duhet të jesh 100%.

Decisive në futboll janë detajet e vogla. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë lojës.

Pas disa ndeshjeve të kaluara që patëm pak vështirësi, shikoj që ekipi është rritur dhe duhet të jemi pozitivë.

Ne nuk e kishim komplet skuadrën. Përsëri kemi vështirësi me disa mungesa.

Na mungojnë lojtarët me energji që të rrijmë në majë. Kemi bërë një futboll të bukur, futboll atraktiv.

Ne kishim tre ndeshja radhazi në transfertë  dhe gjatë këtyre tre ndeshjeve nuk e kemi mbajtur përqëndrimin sic duhet, kemi bërë gabime që nuk duhet, dhe kemi rënë nga vendi i parë.

Tani kemi pretendime të mëdha. Kemi shënuar më shumë gola në kampionat. Tek Vllaznia duhet të fitosh të gjitha ndeshjet se përndryshe je në presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat