Në Beograd lakohet emri i Xhevat Prekazit, kjo është arsyeja!

Futboll

Në Beograd lakohet emri i Xhevat Prekazit, kjo është arsyeja!

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:44
Xhevat Prekazi

Nuk është për t’u habitur një lajm që qarkullon në mediat serbe për Xhevat Prekazin, për faktin se ai hapur e ka thënë para një kohe se është i lidhur ngushtë me Partizanin e Beogradit.

Ish futbollistit i Remontit të Mitrovicës, pastaj i Partizanit të Beogradit, Hajdukut të Splitit dhe Galatasarayt, tani ka gjasa të emërohet drejtor sportiv.

“Ndonëse ditët e fundit në opinion qarkullojnë informacione se drejtor i shkollës së të rinjve të Partizanit të Beogradit do të bëhet Vlladimir Vermezoviq, mesa duket nuk ka dalë asgjë.

Menaxhmenti i ri i përkohshëm, pra nga Predrag Mijatoviq dhe Danko Lazoviq, nuk arriti të merrej vesh me Vermezoviqin, ndaj iu desh të kalonte në zgjidhje të tjera”, shkruajnë mes të tjera disa media serbe.

Xhevat Prekazi është kandidat serioz për atë pozitë, ka bërë të ditur “Meridian Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat