Formula e ''Final 4''/ Frashëri: Është e papranueshme, mjafton që të kap vendin e katërt dhe...

Futboll

Formula e ''Final 4''/ Frashëri: Është e papranueshme, mjafton që të kap vendin e katërt dhe...

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:46
Stivi Frashëri

Portieri i Flamurtarit, Stivi Frashëri i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se formula e ‘’Final 4’’ është e çuditshme dhe e papranueshme.

Frashëri: Për mua realisht është e çuditshme.

Si futbollist është e papranueshme sepse i bie që unë të luftoj gjithë vitin të kap vendin e parë të luftoj për ato pikë dhe pastaj të rikthehem prap duke luftuar me vendin e katërt dhe vendin e tretë, kaloj apo nuk kaloj.

Përtej asaj edhe kjo pjesa e avantazhimit që nëse je në vend të parë, ke të drejtë që të fitosh ndeshjen edhe me barazim, për çfarë bëhet?

Dmth mund të shtojmë ndeshje më shumë për tifozët jam dakord.

Në idenë e futbollisit ti hyn në çdo ndeshje për të fituar, tani hyjnë pak më tepër llogaritë.

Tani unë mjafton të ruaj relatat për të qenë në vend të katërt edhe çu pa me sportin pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat