Të gjitha klubet në ankth për gjendjen e futbollistit Erjon Morina

Futboll

Të gjitha klubet në ankth për gjendjen e futbollistit Erjon Morina

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 22:28
Erjon Morina

Frikë në radhët e Vushtrisë. Erjon Morina ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin e Vushtrisë dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Momentalisht trajtimi i tij po bëhet në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Një lajm vërtetë i keq për futbollistin 22-vjeçar, i cili duhet të fitojë duelin më të rëndësishëm, atë me jetën.

Reagim për këtë situatë ka pasur edhe nga ana e Klubit Kukësit.

Veriorët i kanë uruar shërim të shpejtë futbollistit, teksa përmes një statusi në rrjetet sociale i gjendet pranë familjes në këto momente tepër të vështira.

“Futboll Klub Kukësi i uron shërim sa më të shpejtë futbollistit Erjon Morina dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.

Klubi i Kukësit i gjendet pranë në këto momente të vështira futbollistit 22-vjeçar, familjes së tij dhe FC Vushtrrias. Forca Erjon, kthehu më i forte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat