Cristian Shpendi nuk humb asnjë mundësi në kampionatin e tij të parë në Serie B.
Sulmuesi kuqezi, pjesë e Cesena-s vendosi edhe ndeshjen kundër Brescia-s me dy konvertime të patëmeta nga penalltia, pasi i ishte anuluar edhe një gol.
"Ne e luajtëm mirë ndeshjen dhe jam i lumtur që kam kontribuar me këto dy gola.
Në të parin e kam vendosur topin mirë në kënd, në të dytën kam mashtruar portierin.
Tani po e shijojmë momentin, por duam të jemi gati menjëherë për ndeshjen e së martës kundër Salernitanës”.