Sulmuesi shqiptar në superformë, gjen golin e gjashtë në elitën e futbollit danez!
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Lirim Qamili, po kalon formë tejet të mirë me skuadrën e Sonderjyskes në kampionatin elitar të Danimarkës.
Ndonëse skuadra e tij humbi të dielën me rezultatin 4:2 ndaj Viborg, në ndeshjen e xhiros së 13-të, Qamili la gjurmë me një gol e një asistim.
26-vjeçari në 10 ndeshje ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 2 asiste. Sonderjyske ka 11 pikë në 13 ndeshje dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.