Real Betis fiton ndaj Atleticos

Futboll

Real Betis fiton ndaj Atleticos

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 23:55
Pamje nga ndeshja

Real Betis ka mundur 1:0 në “Benito Villamarin” të mëdhenjtë e Atletico-s.

Ky rezultat në sfidën e La Ligas pasditen e sotme zhvilluar në Sevija ka thurur një 3 pikësh për rivalët "e betuar" të Sevilla-s.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Gimenez në minutën e 4-të e ka ardh si pasojë e një autogoli. Pra, pika më e fortë ë Simeones gropos vetveten dhe fal pikë rrugës akoma në kampionatin spanjoll. Pablo fornals ka qenë një nga më të dalluarit tek vendasit. Ish-i i West Ham prodhoi lojë dhe spektakël e madje fitoi dhe një penalti të anuluar.

Trajneri i klubit nga Madridi hodhi në fushë “viganin” norvegjez që ndaj Leganes kishte kryer goxha punë, por që kësaj radhe nuk arriti të linte gjurmë. Tekniku i Atletico-s inkuadroi si shpresën e fundit të përhershmin Correa që e ka shpëtuar në shumë situata dhe djalin e tij G.Simeone, por pa dobi.

Kështu, andaluzianët i afrohen “Los Colchoneros” e mbi të gjitha zonës Champions. Edhe me Europa League do të ishin të kënaqur pas mungesës së paraqitjeve në arenën kontinentale. “Bardhekuqtë” shohin tjetër dështim pas humbjes së derbit me Realin dhe kreu i kampionatit duket mision “impossible” në vijëmësinë e ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat