Futbollisti i Vushtrrisë në luftë për jetën, pësoi lëndim serioz gjatë ushtrimeve

Futboll

Futbollisti i Vushtrrisë në luftë për jetën, pësoi lëndim serioz gjatë ushtrimeve

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 08:06
Erjon Morina

Futbollisti i Vushtrrisë Erjon Morina, raportohet se para disa ditësh e ka pësuar një lëndim tejet serioz në fushë gjatë ushtrimeve.

Morina aktualisht gjendet i shtrirë në repartin intensiv në Prishtinë.

Atje ekipet mjekësore po kujdesen që futbollisti t’i kthehet sa më parë familjes, shoqërisë por edhe skuadrës së tij.

Nuk dihet se si erdhi deri tek ky rast, por dashamirë të sportit, trajnerë, futbollistë, e sportistë të tjerë po luten për shëndetin e futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat