Slot thotë se nuk i ka thënë gjyqtarit të katërt “shko në dreq të mallkuar”

Futboll

Slot thotë se nuk i ka thënë gjyqtarit të katërt “shko në dreq të mallkuar”

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 09:41
Arne Slot

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka mohuar se i ka  thënë gjyqtarit “shko në dreq të mallkuar” gjatë barazimit 2-2 të Reds me Arsenal-in, të dielën në mbrëmje.

Trajneri holandez u akuzua se kishte sharë gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjes në veri të Londrës dhe ai u ndëshkua me një karton të verdhë nga gjyqtari kryesor, Anthony Taylor, për shprehjen e frustrimit të tij. Pas ndeshjes, Slot pranoi se mendonte që Arsenal-i po vononte qëllimisht lojën dhe ndihej i frustruar, por mohoi që të ketë përdorur gjuhë fyese ndaj zyrtarit anësor.

“Ka pasur shumë raste kur ata ishin të shtrirë në fushë, gjë që ndodh shpesh në futboll. Nuk i fajësoj për këtë, por gjithmonë ndodhte pasi ata kishin zotërimin e topit. Kjo e nxori energjinë nga loja, sipas mendimit tim. Kështu që i thashë [Ibrahima Konaté]: ‘Kjo është një shaka e mallkuar,’ dhe gjyqtari i katërt mendoi se i thashë atij: ‘Shko në dreq të mallkuar”, tha Slot pa ndeshjes.

“Por, sigurisht që nuk ishte kjo që thashë. Megjithatë, mora një karton të verdhë dhe tani kam dy dhe duhet të jem më i kudesshëm”.

Një tjetër karton i verdhë për trajnerin e ri të Reds do të rezultojë në një pezullim nga zona e trajnerëve. Slot është larg të qenit ndër trajnerët më energjikë në Premier League, por me gjyqtarët që po bëhen më të rreptë ndaj sjelljes së trajnerëve, pezullimet po bëhen më të shpeshta.

Pavarësisht paralajmërimit të fundit, ish-trajneri i Feyenoord do të pranojë gjobën e vogël në këmbim të një pike të vlefshme jashtë fushe.

Liverpool-i do të luajë sërish jashtë fushe në mesjavë, duke u nisur për në Brighton në kuadër të Carabao Cup. Tre ditë më vonë, ata do të përballen me të njëjtin kundërshtar në Anfield në Premier League, në atë që pritet të jetë një ndeshjesh interesante, me vetëm gjashtë pikë diferencë midis dy ekipeve në renditje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat