Juve po lufton për titull të kampionit, thotë Motta

Futboll

Juve po lufton për titull të kampionit, thotë Motta

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 09:52
Thiago Motta

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Interit.

Juve mori një pikë në udhëtim tek Interi (4-4), të dielën mbrëma në derbin e madh në elitën e futbollit italian.

Motta pas ndeshjes tha se skuadra e tij, bëri paraqitje të mirë kundër kampionëve në fuqi të Italisë.

Ai thotë se Juventusi po ‘lufton’ për Scudetto.

“Juve po lufton edhe për scudeto? Kemi bërë një paraqitje të mirë kundër favoritëve për Scudeto-n së bashku me Napolin”, ka thënë Motta.

“Është fakt që ata janë favoritë. Ata janë përpara dhe mund të konkurrojnë për të fituar”, ka pohuar ish-trajneri i Bologna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat