Lëndime të reja të Arsenali, Arteta jep një përditësim

Futboll

Lëndime të reja të Arsenali, Arteta jep një përditësim

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 10:36
Mikel Arteta

Mikel Arteta ka folur mbi lëndimet e pësuara nga Gabriel Magalhaes dhe Jurrien Timber gjatë barazimit 2-2 të Arsenal-it me Liverpool-in.

Arsenal ka pasur disa probleme me lëndimet në vijën mbrojtëse këtë sezon dhe mund të futet në krizë edhe më tutje, pasi Timber dhe Gabriel pësuan dëmtime gjatë barazimit të së dielës në Emirates.

Gabriel pësoi një goditje pas një përplasjeje me Darwin Nunez, dhe megjithëse fillimisht arriti të vazhdonte, braziliani nuk e përfundoi ndeshjen dhe u zëvendësua nga Jakub Kiwior në minutën e 53-të.

Timber, ndërkohë, ishte duke bërë paraqitjen e tij të parë pas një muaji jashtë fushe dhe mund të ketë pësuar një rikthim të lëndimit pasi rikuperimi i tij u përshpejtua nga Arteta, duke dalë jashtë para përfundimit të ndeshjes.

Arteta foli për këtë po duke mos dhënë një kohë të caktuar se kur do të kthehen ata.

“Mendoj se kemi bërë gjithçka që mundëm për të përshpejtuar atë proces. Ai [Timber] ishte i gatshëm. Ekipi dhe stafi mjekësor kanë bërë një punë të shkëlqyer. Na i dhamë vetes mundësinë për të konkurruar. Nuk e di shkallën e lëndimit nëse ka një të tillë. E njëjta gjë me Gabi-n e madh. Vazhdojmë të ecim përpara”, tha Arteta.

Kur u pyet për seriozitetin e lëndimit të Gabriel-it, Arteta shtoi: “Nuk e di, por ai nuk mund të vraponte. Nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk e di nëse është gjuri apo kyçi. Ata po e vlerësojnë atë tani.”

Pas një fillimi të fortë të sezonit, Arsenal-i ka pasur vështirësi me vazhdimësinë e formës duke rënë në renditjen e Premier League.

Aktualisht, ekipi i Arteta-s renditet i treti, pesë pikë larg nga Manchester City dhe katër pikë pas Liverpool-it. Arteta gjithashtu humbi përkohësisht mbrojtësin italian, Riccardo Calafiori, i cili pësoi një lëndim në Champions League javën e kaluar, dhe ende nuk dihet kur ai do të jetë gati për të luajtur përsëri.

Skuadra e Arsenal-it do të rikthehet në fushë në ndeshjen kundër Preston North End në 1/8-ën e finales të Carabao Cup të mërkurën, më 30 tetor, me Arteta-n që pritet të bëjë disa ndryshime para ndeshjes së radhës në Premier League, ku do të luajnë jashtë fushe ndaj Newcastle-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat