Me lëndimin e Bremer, mbrojtja e Juventusit në kolaps

Futboll

Me lëndimin e Bremer, mbrojtja e Juventusit në kolaps

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Juventus ka pasur vështirësi në mbrojtje që nga lëndimi i Gleison Bremer, duke pësuar tetë gola në pesë ndeshje në të gjitha garat.

Mbrojtësi brazilian pësoi një lëndim të ligamentit kryesor më 2 tetor në minutat e para të një ndeshje në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.

Megjithëse lëndimi i Bremer nuk e ndaloi Juventusin të fitojë 3-2 ndaj RB Leipzig, por që gjigandët e Serie A duket se e kanë humbur stabilitetin mbrojtës që nga ajo natë.

Juventus ka pësuar tetë gola në pesë ndeshje pas lëndimit të Bremer, përfshirë ndeshjen ndaj Leipzig.

Old Lady pësoi katër gola në një ndeshje, barazimi spektakolar 4-4 ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë, Inter, në San Siro.

Gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes, Thiago Motta refuzoi të kritikonte ndonjë lojtar të vetëm, por pranoi se do të duhet të “studiojë” ndeshjen për të kuptuar “ngritjet dhe uljet” e skuadrës së tij.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit në Serie A është kundër Parmës në Allianz Stadium më 30 tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat