LIVE/ Nuk ka dilema, zbulohet lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare

Futboll

LIVE/ Nuk ka dilema, zbulohet lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 17:56 Përditësuar në ora: 21:16 më 28.10.2024
Foto ilustrim

Nuk ka dilema, zbulohet lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare

Pritjes i erdhi fundi. Në Theatre du Chatelet në Paris mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, një eveniment madhështor që zhvillohet një herë në vit dhe jepen çmime përkatëse sa i takon periudhës nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024.

Në këtë mbrëmje gala do të shuhet dilema e më të mirit të vitit, ku rivaliteti më i madh është mes Vinicius së Real Madrid dhe Rodri të Manchester City. Te futbolli i femrave pretendentet kryesore janë Aitana Bonmati, Caroline Graham Hansen, Mallory Sëanson, Salma Paralluelo dhe Ada Hegerberg.

Siç dihet, në ceremoni do të ndahen gjithsej nëntë çmime.Trofeu Kopa i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeçare, ndërsa Trofeu Yashin i jepet portierit më të mirë. Trofeu Gerd Muller i jepet golashënuesit më të mirë gjatë sezonit 2023/24 dhe çmimi Socrates vlerëson lojtarin që ka bërë punën më humanitare.

Ka edhe çmime për trajnerët më të mirë të meshkujve dhe femrave nga sezoni i kaluar si dhe Klubi i Vitit për meshkuj dhe femra. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka,  u rendit në vendin e 16-të.

Çmimet:

Lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare: Lamine Yamal (Barcelona).

Pas pak nis ceremonia, Rodri deklarohet për Topin e Artë

Pas pak do të fillojë ceremonia për ndarjen e çmimit individual më të madh në botë, atë të Topit të Artë.

E lojtari i cili tani po flitet se do ta fitojë atë, Rodri është deklaruar pas arritjes në ceremoninë që do të mbahet në Paris.

Mesfushori spanjoll tha se nuk di asgjë se kush do ta fitojë atë.

“Të jem i sinqertë, nuk di asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

Yjet e Barcelonës në tapetin e kuq

Yjet e Barcelonës kanë arritur në ceremoninë e "Topit të Artë"

Lojtarët e Barcelonës, Dani Olmo, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal arrijnë në ceremoni. Yamal shihet si favorit për ‘Trofeu Koppa’.

 

Ceremonia për ‘Topin e Artë’ 2024 – zbulohen pozitat e fundit në renditje

“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris.

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.

Ceremonia starton në orën 20:00, me Realin që ka zgjedhur ta bojkotojë këtë pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që pritet t’i shkojë spanjollit Rodri.

RENDITJA LIVE:

23-Ruben Dias

24-William Saliba

25-Cole Palmer

26-Declan Rice

27-Vitinha

28-Alejandro Grimaldo

29-Mats Hummels, Artem Dovbyk

Vinicius Juniro, Rodri, Jude Bellingham dhe Lautaro Martinez janë favoritët kryesor.

Image

Ancelotti ka folur për Vinicius dhe Topin e Artë para se Real Madridi të merrte vendimin drastik

Carlo Ancelotti tashmë ka folur për Vinicius Junior dhe Topin e Artë me Real Madridin që raportohet se ka marrë vendimin drastik për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni.

Ceremonia e Topit të Artë 2024 do të mbahet sot (e hënë) në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit në Francë.

Ishte spekuluar gjerësisht se Vinicius Junior do ta fitojë këtë çmim prestigjioz pas sezonit brilant që kishte pasur me Real Madridin, aty ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Duke folur pas fitores së thellë me rezultat 5-2 ndaj Dortmundit, Ancelotti kishte deklaruar me shumë siguri se Vinicius do ta fitojë Topin e Artë.

Publikohen pamjet e para, fituesi i Topit të Artë arrin në Paris

France Football do ta ndajë këtë çmim dhe për befasinë e të gjithëve çmimi nuk do të shkojë te një lojtar i Real Madridit.

Vini Jr ishte favoriti kryesor për ta fituar, por ai nuk do ta fitoj njësoj siç nuk do ta fitojnë as Jude Bellingham, Dani Carvajal e Kylian Mbappe.

RMC Sports ka raportuar se futbollistët e Realit e kanë bojkotuar këtë ngjarje pasi fituesi do të jetë mesfushori Rodri.

Ylli i Spanjës dhe Manchester Cityt tanimë ka mbërritur në Paris dhe janë publikuar pamjet e para.

Për Rodrin kjo do të jetë hera e parë që do ta fitoj Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat