Carlo Ancelotti fitoi çmimin si trajneri më i mirë në ceremoninë e djeshme për “Topin e Artë”.
Carlo Ancelotti nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin, pasi klubi vendosi të mos udhëtonte.
Gjithçka ndodhi për shkak të informatave të klubit ku Vinicius nuk rezultonte fitues i “Topit të Artë”.
Carlo Ancelotti megjithatë ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas fitimit ku falenderon anëtarë të klubit ndër të tjera.
“Dua të falënderoj familjen time, presidentin, klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha Vinin dhe Karvahal”, shkruan trajneri italian në rrjetet sociale.