​Krijohet task-forca për mirëqenien e lojtarëve

Futboll

​Krijohet task-forca për mirëqenien e lojtarëve

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger do të drejtojë një grup pune të FIFA-s të përqendruar në mirëqenien e lojtarëve, tha të hënën organi qeverisës i futbollit botëror, mes shqetësimeve se oraret e ngjeshur po shkaktojnë një dëmtim të rëndë fizik dhe mendor te lojtarët.

Sindikata e lojtarëve FIFPRO, LaLiga e Spanjës dhe grupi i ligave evropiane depozituan një ankesë të përbashkët tek rregullatorët antitrust të Bashkimit Evropian në fillim të këtij muaji, duke akuzuar FIFA-n për "shpërdorim kalendarik".

Një raport i FIFPRO i publikuar muajin e kaluar tha se disa lojtarë pushojnë deri në 12% të vitit. Kupa e re e FIFA-s me 32 ekipe botërore për klube dhe garat ndërkombëtare të rinovuara janë kanë rriturnumrin e ndeshjeve në sezon, përcjellë KosovaPress.

Objektivi i grupit të punës është të ekzaminojë se si mund të zbatohen masa mbrojtëse të përshtatshme dhe efektive për lojtarët, duke marrë gjithashtu parasysh konsideratat praktike nga perspektiva operacionale, mjekësore, rregullatore dhe ligjore”, tha FIFA në një deklaratë.

FIFA tha se grupi i saj i punës do të bëjë rekomandime për mirëqenien fizike dhe mendore të lojtarëve bazuar në kërkimet më të fundit shkencore.

Task-forca do të mblidhet në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat