Dramë në Therandë, Gjilani barazon me Ballkanin

Futboll

Dramë në Therandë, Gjilani barazon me Ballkanin

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2024 Në ora: 15:01
Armend Thaqi

Ballkani i Therandës ka barazuar me rezultat 3:3 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e luftuar e me kthesa në rezultat. Pjesa e parë i takoi Gjilanit dhe e dyta Ballkanit.

Për Ballkanin shënuan Emërllahu (6’), Giovanni (61’) e Karrica (83’-nga penalltia) dhe për Gjilanin Thaqi (15' e 90+7’) e Basha (40’).

Gjilani humbi penalltinë, por topin e rikthyer Thaqi e finalizoi gol.

Elmando Gjini i Ballkanit është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 86-të pas një ndërhyrje nga prapa.

Ballkani kryeson me 19 pikë e Gjilani është në të 7-tin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat