Flick në vazhdën e Cruyff dhe Guardiolës

Futboll

Flick në vazhdën e Cruyff dhe Guardiolës

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 15:25
Flick

Një “El Clasico” që hyn në historinë e futbollit. 4-0 ndaj kampionëve në fuqi të Europës, në stadiumin e tyre, kaloi çdo parashikim e pritshmëri. Një triumf që iu kujtoi tifozëve të Barcelonës fitoren legjendare 5-0 të 17 shkurtit 1974.

Katalanasit drejtoheshin nga Rinus Michels në stol dhe Johan Cruijff “vallëzonte” në fushë. Më të rinjëve, në vend të kësaj, do t’iu kujtohet 6-2 në “Bernabeu”, në vitin 2009, ditën në të cilën Guardiola vendosi të transferojë Messin në rolin e “9 fals”, duke shkatërruar Real Madridin.

Vitin e ardhshëm, 5-0 në “Camp Nou” e konsolidoi Pep Guardiolën në rolin e tij të ri si “guru” i futbollit. Fitore sensacionale të ringjallura në kujtesë nga 4-0 në “El Clasico” e fundit të “Bernabeu”.

Hansi Flick mbërriti në verë për të zëvendësuar Xavi dhe dukej si një lloj “basti” i rrezikshëm, duke sjellë me vete të gjitha dyshimet e atyre që duhet të përshtaten me një ide unike të futbollit, me një futboll të futur në ADN-në e një klubi si Barcelona.

Një “trashëgimi” që nis nga Vic Buckingham, kalon nga Rinus Michels, arrin te Johan Cruijff, mbahet gjallë me Van Gaal dhe Rijkaard, e gjeti kulmin me Guardiolën. Futboll total, i kombinuar me një teknikë individuale të përsosur nga kujdesi i “La Masia”, i kombinuar me presing dhe lojë të bazuar në pasime të shkurtra të alternuara me vertikalizime vdekjeprurëse.

Flick përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë logjikë futbolli, duke shtuar diçka të tijën në të. Statistikat, që nga ardhja e tij, janë mbresëlënëse. Barça kryeson La Liga-n me 6 pikë epërsi ndaj Real Madridit. Rekordi i kampionatit është 9 fitore në 10 ndeshje, me vetëm një humbje (kundër Osasuna), me 37 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

Në Ligën e Kampionëve, katalanasait humbën ndeshjen e tyre të parë në Monaco, ku mbetën me 10 lojtarë nga minuta e dhjetë e pjesës së parë, për shkak të përjashtimit të Eric Garcia. Disfata minimale kundër ekipit francez të Hutter “zgjoi luanin”, sepse u shoqërua me fitoret bindëse kundër Young Boys (5-0) dhe Bayern Munich (4- 1); me 10 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.

Nuk ka dyshim se Barcelona është skuadra më spektakolare në botë për momentin. Flick vendosi të ndërmerrte shumë rreziqe, duke vendosur vijën e mbrojtjes në mesfushë dhe përdorur një taktikë të pozicionit jashtë loje (offside) të viteve ’70, me portierin gati për të shërbyer si një libero i shtuar.

Pjesa tjetër bëhet me topa vertikalë për “pykën” Lewandowski, i asistuar nga krahët prej Yamal dhe Rafinha, të cilët priren drejt qendrës me shpejtësi. Pjesa tjetër bëhet edhe nga shpikja e Pedrit, i cili di të “dyfishohet” në rolin e mesfushorit qendror dhe sulmues përkrah Fermin Lopez, një tjetër, bashkë me Cubarsì dhe Casadò, nga të rinjtë që po lartësojnë Blaugranët.

Më tej vlen të përmendet edhe rikthimi i Gavit në fushë, pas dëmtimit të gjatë. Me pak fjalë, kjo Barça mund t’i bashkohet me të vërtetë grupit të skuadrave legjendare, që i futën katalanasit në historinë e futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat