Besa e Dobërdollit po përgatitet për sfidën e radhës në Tetovë kundër Shkëndijes, në kuadër të javës së 12-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Armend Alimi, futbollist i Besëa, tha se e ka mërzitur humbje me rezultat 2:0 në Kratovë nga Sileksi gjatë javës që e lamë pas.
Ndeshja luhet nesër (13.00).
“Normal humbja e fundit nga Sileksi na ka mërzitur të gjithëve, por kjo është futbolli.
E mira është që ndeshja e radhës vjen shpejt dhe kemi mundësi që të përmirësojmë gabimin e bërë nga kjo ndeshje.
Na pret një kundërshtar i fort, por atmosfera është pozitive, jemi të motivuar dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv”, thotë Alimi.
Futbollisti kujton kohërat e mira që ka kaluar te skuadra e Shkëndijes: “Po, dihet se në Shkëndijë kam kaluar kohën më të gjatë të karrierës time futbollistike.
Për mua, Tetova dhe Shkëndija do të mbeten gjithmonë pjesë e familjes time.
Mirëpo, ne jemi profesionistë dhe në terrenin e gjelbërt japim maksimumin për klubin tonë, dhe shpresojmë në më të mirën për këtë ndeshje”.