Për Bledi Shkëmbin një sfidë brenda sfidës

Futboll

Për Bledi Shkëmbin një sfidë brenda sfidës

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:39
Bledi Shkëmbi

Jemi vetëm 1 ditë para Klasikes së Shqipërisë, takim i cili do të luhet në “Roza Haxhiu” në orën 14:00. Tirana dhe Vllaznia do të sfidohen mes tyre në sfidën më me rivalitet në futbollin shqiptar.

Dy ekipet më me histori do të sfidohen për 3 pikët e javës 11-të, me emocionet e këtij takimi që kanë “kapluar” tifozët e dy ekipeve. Ekipet vijnë në këtë duel mes tyre pas rezultateve jo shumë të mira në javët e fundit, ndërsa synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Por përveç formës aktuale në të cilën ndodhen, kjo sfidë premton të jetë e luftuar si në fushë edhe në shkallët e stadiumit.

Për Bledi Shkëmbin është më shumë se një sfidë, kjo pasi timonieri i bardheblutë ndodhet përballë një statistike që nuk është në favorin e tij.

Shkëmbi në përballet e tij direkte në karriere kundër Vllaznisë nuk e njeh fitoren. Në 6 ndeshjet e zhvilluara kundër Vllaznisë, Shkëmbi ka regjistruar 5 barazime dhe 1 humbje, duke treguar vështirësitë në marrjen e tri pikëve ndaj këtij kundërshtari të fortë.

Ndërkohë, edhe përballë Brdaric, ai nuk ka pasur fat të mirë. Në 3 ndeshje ka marrë 2 barazime dhe 1 humbje. Kjo sfidë është e rëndësishme për Shkëmbin, i cili kërkon të thyejë këtë seri të pafat dhe të sigurojë fitoren e parë ndaj rivalit nga Shkodra dhe Brdaric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat