Kryetrajneri Dallku sqaron situatën për kërkesen e KF Ramiz Sadiku të cilët kërkojnë fitore në tavolinë.
Klubi futbollistik Ramiz Sadiku ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, duke pretenduar se trajneri Armend Dallku nuk kishte të drejtë të udhëhiqte FC Vushtrria për shkak të një suspendimi për katër kartonë të verdhë.
Dallku e hedh poshtë këtë pretendim, duke e mohuar kategorikisht si dhe për tv Klankosova tha:
“Nuk qëndron kjo. Ata janë bazuar në disa dokumente që iu shkojnë klubeve e aty ka ndodhur një gabim. Derisa gjithçka është në rregull sa i përket protokollit të ndeshjes. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha ai për Klankosova. tv
“Jo, jo nuk i kam katër kartonë të verdhë”, theksoi ai.
“Mua më vjen keq që kemi të bëjmë me këso situate, në një kohë goxha të rëndë me të cilën po përballemi si klub “, theksoi trajneri i Vushtrrisë.