Elbasani do të luajë të enjten me skuadrën e Teutës në transfertë në stadiumin “Niko Dovana” dhe nuk ka më kohë për të humbur, me skuadrën që ka nisur edhe përgatitjet në kuadër të kësaj sfide.
Trajnerit Roberto Bordin do t’i rikthehet mesfushori Edon Hasani pas pauzës për shkak të kartonëve, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të pezulluar për këtë javë.
Nga ana tjetër, duket se lojtarët po rikthehen nga dëmtimet, ku për momentin në “apelin” e italianit nuk janë përgjigjur sulmuesi Bedri Greca dhe mesfushori Arsen Kasa.
I pari, është më afër rikuperimit dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për Teutën. Kasa kërkon edhe pak kohë për të qenë në dispozicion të plotë.