Pep Guardiola shpjegon së pse futbollistët spanjollë se fituan Topin e Artë

Futboll

Pep Guardiola shpjegon së pse futbollistët spanjollë se fituan Topin e Artë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 20:16
Messi e Ronaldo

Pep Guardiola ka shtuar një tjetër opinion në debatin për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave (GOAT), duke e quajtur Lionel Messin  e Cristiano Ronaldo si “babai”  dhe “përbindëshi” i Topit të Artë.

Rodri i Manchester City mposhti yllin e Real Madridit, Vinicius Jr., për çmimin e Topit të Artë në një ceremoni në Paris të hënën. Megjithatë, ceremonia nuk kaloi pa drama, pasi Real Madridi vendosi të mos merrte pjesë, i zhgënjyer nga ky rezultat. Ndërkohë, festa e City-t vazhdoi gjatë natës, me zyrtarët dhe lojtarët e klubit, si Ferran Soriano, Txiki Begiristain, Rodri, Ruben Dias dhe Savinho, të cilët festuan deri herët të martën.

Në konferencën e së martës, trajneri i City-t, Pep Guardiola, përgëzoi Rodrin për çmimin e Topit të Artë dhe shprehu vlerësimin për kontributin e futbollistëve spanjollë në arenën ndërkombëtare.

“Mendoj se futbolli spanjoll në dekadën e fundit ka bërë gjëra të pabesueshme, me trajnerë të ndryshëm të angazhuar në Kombëtare, me lojtarë të jashtëzakonshëm në të kaluarën, duke fituar Kupën e Botës, Kupën e Europës, dhe asnjëherë, asnjëherë nuk arriti ta fitojë këtë çmim,” tha Guardiola.

“Ajo që përfaqëson Rodri është krenari për City-n, por edhe për futbollin spanjoll – ndikimi i tyre në futbollin botëror në 10-15 vitet e fundit ka qenë masiv. Jo vetëm në trofetë, por në mënyrën se si luajnë, brezat e trajnerëve, brezat e lojtarëve. Dhe mendoj se në atë kohë kujtoj tre lojtarë nga Akademia e Barcelonës, La Masia, që u nominuan për Topin e Artë, dhe Xavi e Iniesta nuk mundën ta fitonin për shkak të një përbindëshi atje.

Mjeshtëria e mesfushës e Xavi-t dhe Iniesta-s vendosi standarde të reja në futboll, por çmimet individuale i shpëtuan atyre për shkak të dominimit të njëkohshëm të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët fituan Topin e Artë 10 herë kolektivisht midis 2008 dhe 2017.

“Dhe Messin, askush nuk mund ta mposhte. Vetëm Cristiano. Cristiano ishte një përbindësh, dhe babai i përbindëshit është Messi. Dhe të dy kanë bërë diçka të jashtëzakonshme në 15 apo 20 vitet e fundit. Dhe ndoshta në atë moment, Xavi dhe Iniesta e meritonin gjithashtu Topin e Artë. Kështu që mendoj se Rodri, dje, mori atë që futbolli spanjoll e meritonte në nivel botëror”, komentoi Pep Guardiola këtë çmim.

Messi dhe Ronaldo, të dy të konsideruar si ndër golashënuesit më të mirë në histori, vazhdojnë të magjepsin tifozët në mbarë botën.

Së bashku, ata kanë grumbulluar mbi 1,700 gola në klub dhe në Kombëtare, me Ronaldon që ka shënuar 907 gola dhe Messin që e ndjek me 849 gola. Ronaldo fitoi për herë të parë Topin e Artë në 2008, përpara se Messi të fitonte katër herë radhazi. Më vonë, Ronaldo rikuperoi titullin në vitet 2013 dhe 2014, përpara fitores së pestë të Messit në 2015.

Gjatë viteve, dyshja vazhdoi të dominonte, me Messin që siguroi edhe tre Topa të Artë në 2019, 2021 dhe 2023.

Skuadra e Guardiolës do të jetë në fushë të mërkurën mbrëma për t’u përballur me Tottenham në 1/8-ën e finale së EFL Cup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat