Ramadani udhëheqës, Lecce buzëqesh

Futboll

Ramadani udhëheqës, Lecce buzëqesh

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 21:14
Ylber Ramadani

“Udhëheqës në mesfushë, menaxhim i qetë i çdo situate, nuk vendoset kurrë në vështirësi dhe nën presion”.

“Udhëheqës në mesfushë, menaxhim i qetë i çdo situate, nuk vendoset kurrë në vështirësi dhe nën presion”.

Është ky vlerësimi i mediave italiane për mesfushorin Ylber Ramadani në sfidën Lecce-Verona 1-0 e vlefshme për javën e 10-të të Serisë A.

Mesfushori kuqezi luajti për 90 minuta ndërsa skuadra e tij rrëmbeu tri pikë për të marrë frymë.

Në këtë sfidë goli i vetëm u shënua nga Patrick Dorgu minutën e 51-të.

Verdheblutë e mbyllën sfidën me nëntë lojtarë, u ndëshkuan me të kuqe Tchatchoua (39') dhe Belahyane (82'). Me këtë fitore Lecce buzëqesh, duke u ngjitur në kuotën e 8pikëve, duke ndërprerë hemoragjinë e rezultateve, parakalon Genoan (6) dhe Venecian (5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat