Bashkimi nga Kumanova ka marrë fitoren e radhës në kampionat, teksa ka triumfuar 3:0 në transfertën e Bogdancit ndaj Vardarskit vendës. Por një fitore që ka kaluar mes ankthit tek zigjelbrit, për shkak të lëndimit të Elmedin Qailit.
E përtej këtij lëndimi, Bashkimi kishte kaluar në avantazh me anë të kapitenit Burhan Alijit në të 11’, i cili kishte shënuar një eurogol, duke e dërguar topin në rrjetë.
Pak më vonë edhe Saiti e Hamza shënojnë duke e deklasuar Vardarskin që në pjesën e parë me 0-3. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Një fitore me dedikim për Qailin. Bashkimi pas kësaj fitore renditet i dyti me 23 pikë, një më pak se liderja Bregallnica.