Klubi i futbollit Prishtina ka publikuar vendimin e KAS-it pranë Komitetit Olimpik të Kosovës.
Vendimit i KAS-it i jep të drejtë Prishtinës dhe tani mbetet të shihet se si do të zhvillohen procedurat tjera, ku FC Prishtinës i hapet rruga për të kërkuar kompensimin e dëmit material nga FFK.
“Këshilli për arbitrazh sportiv (KAS) i Komitetit Olimpik të Kosovës: Ka marrë vendim që Padia e Klubit të Futbollit Prishtina sh.p.k. nga Prishtina me nr. 136/2023, e datës 08.06.2023 e KF Prishtina sh.p.k kundër Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK është e bazuar.
Anulohet Vendimi me Nr. 539-2, i datës 26.05.2023 i Komisionit të shkallës së dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe Vendimi 534-2, i datës 19.05.2023 i Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA.
FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshëm të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit”, ka njoftuar FC Prishtina.