Trajneri i Turqisë: Është vetëm 19-vjeç, por është bërë lojtari më i ri

Futboll

Trajneri i Turqisë: Është vetëm 19-vjeç, por është bërë lojtari më i ri

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:11
Vinçenzo Montela

Trajneri i Turqisë, Vinçenzo Montela, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka bërë analizën e kampionatit italian, duke u ndalur edhe te Juventusi dhe talenti turk, Kenan Jildiz.Montela e nis analizën nga Derbi i fundit i Italisë, për të përfunduar më pas me Juven e Jildiz.

“Derbi ishte një reklamë e bukur për futbollin italian. U pa në të gjithë botën, na ka dhuruar gola, emocione, përmbysje, pra gjithçka. Kur ka 8 gola dhe shumë aksione të rrezikshme, është e qartë se skuadrat kanë gabuar diku”, u shpreh fillimisht Montela.

JIDLIZ- “Jam shumë i lumtur për të. Kjo kënaqësi vjen në momentin e duhur.

Është vetëm 19-vjeç, por është bërë lojtari më i ri që shënon një dygolësh në një sfidë mes Interit dhe Juventusit.

Ka dhënë një përgjigje shumë të rëndësishme në fazën e realizimit dhe në lojën me shokët e skuadrës. Është një lojtar i frikshëm”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat