Shifrat e tmerrshme të Fonseca

Futboll

Shifrat e tmerrshme të Fonseca

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:18
Fonseca

Trajneri portugez ka parë një Milan që po rritet dhe mbi të gjitha beson se është ende në garë për titullin. Megjithatë, shifrat e Paulo Fonseca me “Djallin” nuk janë aspak pozitive.

Pas 12 ndeshjeve mes Serie A dhe Champions League, kuqezinjtë kanë humbur tashmë 5 ndeshje, pothuajse gjysmën e atyre të luajtura.

Ajo që na bën të reflektojmë mbi të gjitha është krahasimi me sezonin e kaluar, kur Pioli, pas 9 javësh kampionat, kishte grumbulluar 21 pikë mbresëlënëse, 7 pikë më shumë se 14 aktualet. Për më tepër, sezonin e kaluar, vendi i parë, i zënë nga Interi në këtë pikë të kampionatit, ishte vetëm 1 pikë larg.

Aktualisht, kreu i Serie A është 11 pikë larg për kuqezinjtë. Milani ka një ndeshje më pak, por për shumë Leao dhe shokët e tij tashmë janë jashtë luftës së titullit. Pas humbjes 2-0 në “San Siro” ndaj Napolit, mbrëmjen e së martës, Fonseca u shfaq i sigurt në stolin e Milanit.

Megjithatë, sezonin e kaluar, Rudi Garcias iu desh më pak për ta humbur drejtimin e Napolit. I shkarkuar nga De Laurentiis pas 12 ndeshjesh, trajneri francez kishte grumbulluar më shumë pikë se Fonseca me kuqezinjtë, në këtë pikë të kampionatit.

Saktësisht 17 pikë (përkundrejt 14 të Milanit), me vendin e parë vetëm 3 pikë larg. Me numrat në dorë, trajneri portugez është padyshim nën të gjitha pritshmëritë e kuqezinjve.

Në Monza, sezoni i “Djallit” do të jetë tashmë një udhëkryq vërtet serioz për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat