I lindur në Castrop – Rauxel të Dortmundit të Gjermanisë, por me prindër nga Çerkezi i Kumanovës, talenti 14 vjeçar Florian Isljami, ka filluar të tërheqë vëmendjen e shumë prej agjentëve të futbollit të cilët e duan atë qysh në këtë moshë.
Ai aktualisht aktivizohet te Rot-Weiss Essen U15. Isljami edhe pse mbrojtës qendror në ndeshjen e fundjavës kundër Schalke 04 U15 shënoi gol, duke iu gëzuar fitores me rezultat 3-1.
Florian Isljami është i lindur më 5 janar 2010. Ai është i gjatë 194 cm, , njofton Open-TV..
Te skuadra e Rot Weit Essen është nga nëntori i vitit 2022, kurse më herët ka qenë pjesë e Arminia Marten (2015-2017), pastaj Hombrucher SV (2017-2018), SG Lutgendortmund 2020 (2018-2019) dhe FC Brunninhhausen (31 tetor 2020).
Njohësit e futbollit në Gjermani thonë se Isljami ka aftesi të jashtëzakonshme në lojën e futbollit, për çka edhe kanë nisur të aktiviziohen kërkesat për futbollistin.
Ai me ekipet ku është aktivizuar ka marrë pjesë në shumë turne lokale dhe më gjerë në Gjermani, dhe paraqitjet e tij fantastike kanë bërë që edhe pse një vit është më i ri, të jetë titullar i padiskutueshëm te gjenerata U15 e Rot Weit Essen, që bën gara në Bundesligën gjermane për këtë grupmoshë.
Dëshirat dhe ëndrrat e tij janë që një ditë të vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.