Thiago Motta do të luajë sot në mbrëmje ndaj Parmës në kampionat, një ndeshje ku bardhezinjtë e trajnerit Thiago Motta do të kërkojnë tri pikët pas barazimit ndaj Inter. Duke parë problemet në mbrojtje, trajneri juventin pritet të bëjë disa lëvizje, për të patur një ekip më të kujdesshëm.
“Kjo është një ndeshje tjetër dhe na duhet një paraqitje e mirë për të marrë tri pikët para tifozëve tanë.
Ndaj Inter u paraqitëm mirë, por duhet më shumë kujdes për të evituar golat. Duhet të jemi më kompaktë në fushë”, tha Thiago Motta.
Në këtë ndeshje, Juventus do të luajë pa Bremer, Douglas Luiz e Nico Gonzalez, por rikthehet Koopmeiners:
“Të shohim nëse do të luajë titullar apo jo. Formacionin do ta bëj para ndeshjes, duke parë të gjithë skuadrën dhe do të zgjedh ata që janë më në formë dhe që mund të japin më shumë ndaj këtij kundërshtari”.
Në sulm do të jetë sërish Vlahovic, që këtë sezon thuajse ka pushuar shumë pak. “Do të shohim se kur do të jetë momenti që ai të pushojë, në bazë të karakteristikave që ka kundërshtari. Ekipi ka mjaft lojtarë që mund të na ndihmojnë për të shënuar dhe arritur te fitorja”, tha Motta.