Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.10.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve , incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto vendime :
KF “Vëllaznimi”. Lëshim në organizmin e ndeshjes. Në ndeshjen Vëllaznimi-Mitrovica , pas përfundimit të pjesës së parë një person i paautorizuar hyn në fushën e lojës dhe kërcënon gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika E. I Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 900 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).
Portieri i KF “Liria” , Arion Ymeri nr fanelle 1 dhe nr ID:000784M95. Në ndeshjen Trepça-Liria, pasi shënoi golin e dytë nga skuadra Trepça portieri mysafir Arion Ymeri grushoj bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H I Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Drejtori i sportiv i KF”Vjosa”, Bujar Osmani nr ID:01499M81. Pas deshjen Flamurtari-Vjosa ofendoi gjyqtarin kryesor i cili e ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Deçani , Shpetim Maksutaj nr fanelle 5 dhe ID006214M01. Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë Deçani-Arbëria në min 27 ndëshkohet me karton të kuq (lojë me dorë), Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Tefik Çanga “ , Bleon Shaqiri nr fanelle 9 dhe ID 012753M00,Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë Tefik Çanga-Rilindja në min 22 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Rilindja”, Gramos Sinani nr fanelle 4 dhe ID 004318M03. Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë, Tefik Çanga-Rilindja në min 22 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF’Kosova VR”, Rinora Konushevci nr fanelle 5 dhe nr ID 033197F10. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U-17 Kosova VR –Presingu në min 88 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF “Kosova VR” , Nexhmije Jashari nr fanelle 10 dhe nr ID 033282F10. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U-17 Kosova VR –Presingu në min 88 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive ). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF “Kosova VR” , Lisa Ibishi nr fanelle 10 dhe nr ID 032648F09. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U-17 Kosova VR –Presingu në min 88 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF “ Kosova VR “, Emrie Azemi nr fanelle 19 dhe nr ID 032678F10. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U-17 Kosova VR –Presingu në min 88 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF”Vizioni”, Teuta Mehmeti nr fanelle 18 dhe nr ID 009904F00. Në ndeshjen e xhiros së tetë të Ligës së Parë –femra Deçani-Vizioni ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë delegaten e ndeshjes). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFV”Prishtina, Aurora Cakollin në fanelle 20 dhe nr ID 025781F08. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U17 –femra Bazeli-Prishtina në min 86 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF”16 Qershori”, Erza Krasniqi nr fanelle 2 dhe nr ID 023996F09. Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës U17 –femra 16 Qershori-Dukagjini në min 85 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar si lojtare e fundit). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A I Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KF “Vllaznia “ e Pozharanit . Lëshim në organizimin e ndeshjes së xhiros së nëntë të Ligës së Dytë Vllaznia-Tefik Çanga zhvilluar me 23.10.2024 (mërkurë). Pas përfundimit të ndeshjes tifozët hyjnë brenda hapësirës zyrtare dhe tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e KF “Tefik Çanga”. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
Lojtari i FC “Prishtina”, Jon Sopjani në fanelle 28 dhe nr ID 007997M06. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së juniorëve Prishtina – Llapi në min 27 ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Trepça”, Fisnik Geci në fanelle 1 dhe nr ID 005735M07. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së juniorëve Ramiz Sadiku- Trepça në min 63 ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Lojë me dorë jashtë zonës). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i KF “Ferizaj”, Liridon Leci nr ID 000640M85. Motivi: Në ndeshjen Prishtina – Ferizaj për shkak të ofendimeve në fillim të takimit drejtuar asistentit Bekim Rama është përjashtuar nga bankina dhe nga evidentimi në procesverbalin e ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Ferizaj. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Ballkani “ , Arti Morina nr fanelle 30 dhe nr ID 008010M07.Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së juniorëve Llapi – Ballkani në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq direkt.(Prekje me dorë lojtari i fundit). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.