Interi e ka mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e fundit kundër Empolit

Futboll

Interi e ka mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e fundit kundër Empolit

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Interi është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje kundër Empolit në Serinë A, 25 nga 32 të mëparshmet. 3 ndeshje kanë përfunduar barazim dhe 4 fitore për Empolin. Në 13 ndeshjet e fundit ka fituar 12.

Interi e ka mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e fundit kundër Empolit në kampionat dhe nuk ka arritur kurrë më shumë sesa kaq.

Zikaltrit kanë mbajtur portën të paprekur në 9 transferta kundër Empolit në kampionat ku kanë arritur 8 fitore dhe 1 barazim. Është një rekord për një rival në transfertë në historinë e Serisë A.

Në vitin 2024, Empoli nuk ka gjetur golin në 9 nga 14 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Serinë A. Është skuadra që ka vuajtur më shumë gjatë këtij harku kohor.

Interi është skuadra që në vitin 2024 ka fituar më shumë transferta në Serinë A, 10 fitore në 14 ndeshje.

Empoli nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Interi ka pësuar 13 gola në këtë kampionat pas 9 javësh, ndërkohë që sezonin e kaluar 13 gola i kishin pësuar në javën e 27-të.

Asnjë lojtar nga skuadra aktuale e Empolit nuk ka shënuar kurrë gol në Serinë A kundër Interit. D’Aversa, pasi fitoi ndeshjen e parë si trajner kundër Interit në 15 shtatorin e vitit 2018, ka regjistruar më vonë 5 humbje dhe 2 barazime.

Lautaro Martinez ka shënuar 3 gola në këtë kampionat. Vitin e kaluar pas 9 javësh kishte shënuar 11.

Në sezonin 2016-2017, Federiko Dimarko ka luajtur 12 ndeshje në Serinë A me fanellën e Empolit, kundër ishskuadrës së tij ka shënuar 3 gola, më shumë se çdo rivali tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat