Trajneri gjerman Jurgen Klopp, së fundi ka pranuar ofertën e ardhur nga kompania Red Bull, për të qenë pjesë e grupit të saj që menaxhon disa ekipe futbolli. Në një podcast të drejtuar nga Toni dhe Felix Kroos, ish-trajneri i Liverpool ka rrëfyer këtë aventurë të re që ka nisur.
“Pasi ika nga Liverpool nuk dëshira të bëja asgjë. Më pas erdhi kjo ofertë nga Red Bull, që mendoj se është fantastike për mua. Nuk mund të bëj shumë gjëra, por nga futbolli kuptoj shumë.
Nuk e kam monitoruar më parë historinë e Red Bull në mënyrë kaq kritike”, tha Klopp.
Më tej, trajneri gjerman shtoi: “Nuk dua të lëndoj askënd dhe i dua të gjitha klubet ku kam drejtuar. Nuk është se unë erdha këtu dhe më duhet të nxjerr qerren nga balta.
Çdo klub ka drejtuesit e tij, një trajner të madh e kështu me radhë. Nuk e kisha imagjinuar këtë gjë më parë”.